Moti në fundjavë - NACIONALE

Moti në fundjavë

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjatë fundjavës në Kosovë pritet mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

IHMK njofton se të shtunën do të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me diell. Vranësirat, vende-vende – kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore – do të shoqërohen me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet e ditës nga 14 deri në 17°C.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.

Të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 17°C.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare.

Lajme të ngjashme