Moti për ditën e sotme
Sot në Kosovë pritet prapë ndryshim i motit për shkak të depërtimit të frontit polar.
Gjatë ditës do të fillojnë të fryjnë erëra të ftohta nga veriu dhe veriperëndimi të cilat do të shkaktojnë ulje të ndjeshme të temperaturave, shtim lokal të vranësirave dhe rrebeshe të izoluara bore.
Temperatura maksimale mund të arrijë deri në 7 gradë Celsius, por pastaj pasdite do të pësojnë ulje të ndjeshme në të gjitha viset.