Moti për ditën e sotme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se edhe sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, por me temperatura më të ulëta, kryesisht ato minimalet.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë ne 0 e 3 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.