Moti për ditën e fundit të vitit 2024
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë për gjatë relievit malor.
IHK njofton se në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull.
Temperaturat minimale ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, maksimale 2-6 gradë Celsius. Erë e lehtë nga verilindja.