Moti nesër: Diell dhe vranësira të lehta – temperaturat deri në 19°C - NACIONALE

Moti nesër: Diell dhe vranësira të lehta – temperaturat deri në 19°C

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Të hënën në Kosovë pritet ndryshim i kushteve atmosferike, megjithëse dita do të jetë ende e ngrohtë dhe me diell në pjesën më të madhe të vendit.

Paraditja do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të lehta, ndërsa në rajonin e Dukagjinit do të ketë më shumë mbulesë vranësirash.

Gjatë pasdites pritet shtim i vranësirave, duke sjellë reshje lokale shiu. Në mbrëmje vonë dhe gjatë natës reshjet do të përfshijnë shumicën e territorit, vende-vende të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima.

Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta për këtë periudhë, me vlera maksimale mbi 20 gradë Celsius, ndërsa në mbrëmje pritet rënie e ndjeshme e tyre.

Lajme të ngjashme