Moti në Kosovë për të mërkurën e të enjten
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vend do të ketë rritje të lehta të temperaturave maksimale.
Sipas njoftimit, vranësira do të ketë kryesisht në relievin malor.
“Indeksi UV do të jetë i lartë kryesisht në orët e mesditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes.