Moti në Kosovë nesër, temperaturat maksimale 10 deri 13 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në Kosovë nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 deri 13 gradë Celsius.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 deri 13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-2m/s.” – thuhet në njoftim.