Moti në Kosovë: Me diell dhe vranësira të pjesshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikon që sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 . Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.” – bën të ditur IHMK-ja.