Moti me shi dhe shkarkime rrufesh sot në Kosovë
Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashikon që sot mbi vendin tonë të mbajë mot më shi.
Sipas IHMK-së, “reshjet më intensive parashihen ditën e diele, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shum zona.”
IHMK-ja parashikon se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 dhe 28 gradë Celsius.
Njoftimi i plotë:
Parashikimi i Motit për vikend! 01-02.07.2023
Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë. Kjo situatë vie si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunes, për të vazhduar edhe ditën e dielë. Reshjet më intensive parashihen ditën e diele, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shum zona. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.