Moti i vranët dhe me shi sot në Kosovë
Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot mbi vendin tonë të mbajë mot me vranësira dhe me shi.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10 gradë Celsius.
“Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-42 km/h.”