Mot me shi dhe erëra të fuqishme sot në Kosovë
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diel por edhe me erëra të fuqishme
Po ashtu, mund të ketë edhe reshje shiu të cilat do të jenë në formë të rrebesheve.
“Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 17°C.”
Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga kuadrati i juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h. Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara.