Mot me diell e vranësira sot në Kosovë
Në vendin tonë sot pritet të mbajë mot me diell e me vranësira.
Sipas Meteo Kosova, do të ketë edhe erëra nga jugperëndimi.
“Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 48 km/h”
“Temperaturat do të vazhdojnë të jenë mjaft të larta për këtë periudhë kohore, ndërsa rrallë në disa vise në Dukagjin mund të ketë ndonjë rigë shiu. Minimalja parashihet rreth 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalja 16 gradë Ceslius.”