Mot me diell dhe vranësira të pakta sot në Kosovë
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Sipas Meteo Kosova, në zonat malore mund të ketë ndonjë reshje të izoluar.
“Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32°C.”
Njoftimi i plotë:
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Në zonat malore mund të ketë ndonjë reshje të izoluar.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 12-35 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32°C.