Mot me diell dhe vranësira të pakta sot në Kosovë
Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që kjo javë parashihet të jetë me kushtet të qëndrueshme meteorologjike.
“Java e ardhshme parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Kjo situatë stabile është krijuar për shkak të fushave të fuqishme anticiklonike që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik.” – thuhet në njoftim.
Ndërsa, sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta.
“E hënë – mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsisus, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull dhe ngrica.” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Njoftimi i plotë: