Mot me diell dhe vranësira sot në Kosovë
Sot në vendin tonë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Sipas Meteo Kosova, vranësirat gjatë pasditës dhe mbrëmjes pritet të gjenerojnë rrebeshe të izoluara në zona të caktuara, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 34°C.”
“Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.”