Mot me diell dhe shumë i nxehtë sot në Kosovë - NACIONALE

Mot me diell dhe shumë i nxehtë sot në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe shume i nxehtë.

Sipas Meteo Kosova, temperaturat do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.

“Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35°C.”

Njoftimi i plotë:

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.

Gradualisht do të kemi rikthimin e pluhurit saharian.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 13-31 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35°C.

Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Lajme të ngjashme