Mot me diell dhe pjesërisht i vranët gjatë ditës së sotme
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por herë pas here do të shfaqen edhe vranësira të pjesshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat e mëngjesit do të sillen nga 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato të mesditës dhe pasdites pritet të arrijnë nga 21 deri në 25 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndimor, me shpejtësi që varion nga 1 deri në 6 metra për sekondë.