Mot me diell dhe pjesërisht i vranët
Në Kosovë të enjten, në Ditën e Flamurit, pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Në bazë të të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet që të lëvizin ndërmjet 0 e 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8 e 11 gradë Celsius.
Më tutje, IHMK-ja thotë se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes - e lehtë deri në mesatare.