Mot me diell dhe me vapë: Temperaturat mund të shkojnë deri ne 34 gradë - NACIONALE

Mot me diell dhe me vapë: Temperaturat mund të shkojnë deri ne 34 gradë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të ketë mot me diell dhe me vapë.

Gjatë ditës së sotme, sipas IHK-së, temperaturat maksimale do të shkojnë nga 31 deri 34 gradë.

Të shtunen do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius”, është thënë në njoftim.

Sipas institut, mot i ngjashëm do të mbretërojë edhe të dielën.

Të dielen mot kryesisht me diell dhe me vapë. Në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat e temperatrave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 grad Celsius. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius. Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit. Kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë, respektoni këshillat e IKSHP”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme