Mot kryesisht me diell të enjten në Kosovë, pasdite mund të ketë reshje të izoluara - NACIONALE

Mot kryesisht me diell të enjten në Kosovë, pasdite mund të ketë reshje të izoluara

2 orë më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas parashikimit, gjatë orëve të pasdites në disa zona mund të ketë reshje të izoluara shiu.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 14 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 24 deri në 27 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Lajme të ngjashme