Mot kryesisht me diell të dielën, temperaturat deri në 16°C - NACIONALE

Mot kryesisht me diell të dielën, temperaturat deri në 16°C

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e diel do të karakterizohet me mot kryesisht me diell në të gjithë vendin.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 14 deri në 16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja, e lehtë deri mesatare.

Kushtet e motit pritet të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë, ndërsa temperaturat ditore do të sjellin ndjesi pranverore.

Lajme të ngjashme