Mot kryesisht me diell sot në Kosovë, mëngjesi me mjegull
Sot në vendin tonë do të mbajëmot me diell, ndërsa orët e para të mëngjesit do të ketë mjegull.
“Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull e vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira. Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 6-30 km/h.” – thuhet në njoftim.
Ndërkohë, sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C.