Mot kryesisht me diell sot në Kosovë
Ditën e parë të javës së parë të plotë të vitit 2025 në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell.
Gjatë ditës parashihet të ketë dhe vranësira të pakta.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull.
Më tej, ky institut parashikon se temperaturat minimale do të sillen mes -6 e -3 Celsius, ndërsa më të lartat pritet të lëvizin mes 3 dhe 7°C.
Pritet të fryjë erë e lehtë nga juglindja.