Mot kryesisht me diell sot në Kosovë
Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa mengjesi do të jetë i ftohtë.
Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej -6 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 11°C.
“Për të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa mëngjesi do të jetë me acar të fortë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme dhe e lehtë, me shpejtësi prej 2-16 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -6 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 11°C.” – thuhet në njoftim.