Mot jostabil gjatë kësaj jave - NACIONALE

Mot jostabil gjatë kësaj jave

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë kësaj jave do të jetë një mot jo stabil. Sipas njoftimit të Prishtina Weather, pritet të ketë rebeshe e bubulimma e po ashtu edhe stuhi e breshër ditën e martë.

“Mot jostabil në javën e dytë të gushtit. Priten rrebeshe e bubullima, lokalisht edhe stuhi shiu me breshër ditën e martë. Temperaturat në rënie edhe nën vlera normale. 7.08.2022 – Destabilizim i motit po parashihet përgjatë javës së dytë të muajit gusht. Pritet të ketë shtim të vransirave, ndërsa orëve të pasdites edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima, që mund të jenë më të shtrira mbi vend, ditën e martë dhe mërkurë, por edhe të premten. Të martën edhe mund të jenë më të ashpra dhe të marrin lokalisht edhe veçori stuhish me erë dhe breshër. Ditën e hënë do të ketë më shumë intervale me diell dhe mbetet ende nxehtë. Në aspektin termik, temperaturat pësojnë një rënie të lehtë edhe nën vlera normale”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.

Lajme të ngjashme