Mot i vranët, temperaturat minimale deri në minus 8 gradë celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët.
Tutje, në njoftimin e tij, ky institut ka treguar se vranësirat në vende të ndryshme mund të sjellin edhe fjolla të dobëta bore. Një gjë e tillë vlen kryesisht për viset e lart të Kosovës.
IHK ka njoftuar se temperature minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri në -6 gradë Celsius, ndërsa më e larta ndërmjet -2 deri në 2 gradë Celsius.