Mot i vranët dhe me shi gjatë ditës së diele - NACIONALE

Mot i vranët dhe me shi gjatë ditës së diele

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së diele në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira dhe me riga shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat maksimale pritet të jenë rreth 13 deri në 15 gradë Celsius.

Të dielën reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

IHK-ja ka bërë të ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Lajme të ngjashme