Mot i vranët dhe me rrebeshe shiu sot në Kosovë
Sot në vendin tonë do të mbajë mot me shi dhe me intervale të shkurta me diell.
Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para të ditës pritet të ketë reshje lokale shiu e bore, ndërsa gjatë ditës priten zhvillime të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin prej një dhe katër gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13 gradë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 41 km/h/” – thuhet në njoftim.