Mot i vranët dhe me reshje bore sot në Kosovë - NACIONALE

Mot i vranët dhe me reshje bore sot në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

Sipas Meteo Kosova, temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -4 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej -2 deri në 0°C.

Njoftimi i plotë:

Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më të intensifikuara parashihen në gjysmën e poshtme të territorit të Kosovës, e sidomos zona jugore, ndërsa më të pakta drejt pjesës veriore. Priten shtresa të reja bore.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-38 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -4 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej -2 deri në 0°C.

Lajme të ngjashme