Mot i paqëndrueshëm të mërkurën, priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh - NACIONALE

Mot i paqëndrueshëm të mërkurën, priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

1 orë më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm.

Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të cilat do të shoqërohen me shkarkime rrufesh. Sipas parashikimit, në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe erërave të përkohshme më të fuqishme.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 30 deri në 34 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.

Lajme të ngjashme