Moszbatimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave, priten rreth 90 mijë padi
Avokati Yll Zekaj, tha se priten rreth 90 mijë padi si pasojë e moszbatimit të aktgjykimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagat e nëpunësve publikë.
“Domethënë, asnjëherë nuk e marrin barrën e përgjegjësisë, të gjithë ata të cilët aprovojnë një ligj, të cilët aprovojnë një kontratë kolektive, të cilët e nënshkruajnë një kontratë kolektive, nuk e marrin përgjegjësinë e zbatimit të së njëjtës”, shtoi Zekaj nw emisionin Tempus nw KTV.
“Kjo ngufatje e sistemit gjyqësor po vjen pikërisht nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ. Në vend që të njëjtit të jenë lehtësues të sistemit gjyqësor, këto po e ngufasin të njëjtën”, tha tutje avokati Zekaj.
I njëjti theksoi se kanë qenë rreth 40-50 mijë padi për kontratën kolektive dhe se tani priten të jenë rreth 90 mijë padi për ndryshimin e Ligjit për pagat e nëpunësve publikë, i cili ka përgjysmuar shtesat të cilat kanë qenë të përcaktuara me Ligjin për nëpunësit civilë.
“Në momentin që kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, kjo duhet të jetë abc-ja e legjislativit, përkatësisht ekzekutivit për të zbatuar të njëjtën”, shtoi avokati Zekaj.