Mosvotimi i Haxhiut, Qalaj përmend zvogëlimin e fondeve për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë - NACIONALE

Mosvotimi i Haxhiut, Qalaj përmend zvogëlimin e fondeve për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka shpjeguar arsyet pse partia e tij nuk do ta mbështesë Albulena Haxhiun për pozitën e kryetares së Kuvendit, në një intervistë për emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Sipas Qalajt, qëndrimi i PDK-së kundër kandidaturës së Haxhiut lidhet me sjelljen e saj të mëhershme si opozitare, të cilën ai e përshkroi si agresive dhe joetike në adresimin e kundërshtarëve politikë.

“Sjellja e saj që nga koha kur ka qenë në opozitë ka qenë shumë agresive dhe me fjalë nga më banalet ndaj kundërshtarëve të saj politikë. Ju e dini sjelljen e saj ndaj kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, z. Kadri Veseli. Një tjetër barrierë e madhe është çështja e zvogëlimit të fondeve për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë. Ajo ka qenë iniciatore që këto fonde të zvogëlohen dhe kjo ka dëmtuar shumë mbrojtjen e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit”, deklaroi Qalaj në “DPT te Fidani”

Lajme të ngjashme