Mospropozimi i Osmanit "ka ndryshuar kalkulimin e opozitës, se mos e ulin VV-në", thotë Konjufca - NACIONALE

Mospropozimi i Osmanit "ka ndryshuar kalkulimin e opozitës, se mos e ulin VV-në", thotë Konjufca

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri Glauk Konjufca tha se mospropozimi i Vjosa Osmanit nga LVV-ja ka ndryshuar kalkulimet e opozitës.

Sipas tij, opozita synon ta përdorë Osmanin për të ulur mbështetjen elektorale të partisë në pushtet.

“Ka ndryshuar kalkulimi i opozitës… mendojnë që kjo do ta zbriste përqindjen e LVV-së”, deklaroi ai.

Konjufca shtoi se nuk ka pasur “propozime të sinqerta”, por kalkulime zgjedhore.

Ai theksoi se Osmani nuk ka shfaqur orientim kundër LVV-së.

“Rrugët tona prapë do të takohen… gjithmonë të hapur për bashkëpunim”, u shpreh Konjufca.

Lajme të ngjashme