Mospërfshirja e Limajt në listë, Muharremi: Kryesia e PDK-së tregoi karakter - NACIONALE

Mospërfshirja e Limajt në listë, Muharremi: Kryesia e PDK-së tregoi karakter

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Shenoll Muharremi ka komentuar vendimin e Kryesisë së PDK-së për mospërfshirjen e Fatmir Limajt në listë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai ka vlerësuar se me këtë vendim PDK-ja ka treguar karakter.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka lavdëruar edhe paraqitjen e fundit të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, në emisionin “Pressing”.

“Kryesia e PDK-së sot ka tregu kogja karakter kur ka refuzu rreth 15,000 vota të NISMA-s, kur vendosi mos me pasë pjesë të listës Fatmir Limajn dhe të tjerët. Në momentumin që po kalojmë, kjo nuk është një punë e lehtë me u bo, për shkak se secila votë shtesë ka peshë të madhe. E dëgjova sonte Kryetarin e PDK-së në Pressing duke theksu se fokusi i tyre është te "figura të reja", ku edhe tha që deri në 60% e listës se propozimeve për deputetë janë persona të ri, që nuk kanë garuar me parë”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Kjo parti është akuzu gjatë për fenomene negative, por tash po shohim veprime konkrete se ata po i respektojnë disa parime dhe po vendosin me pasë ndoshta më pak vota aktualisht për një të ardhme ku të rinjtë kanë më shumë hapësirë. Gjithashtu ata që propagandojnë që psh Sami Lushtaku vendosë në parti, ky është një rast klasik që dëshmon të kundërtën, për shkak se dihet që ai e ka përkrahë fuqishëm kthimin e Limaj. Kjo strategji mundet me dhënë rezultate të mira, edhe pse pak kush beson aktualisht. Kemi pa gjithashtu se si një grup i ri i deputetëve në PDK në legjilaturën e fundit ka sjellë kogja ndryshim dhe momentum të ri në këtë parti”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme