Mospajtime në Komisionin për Çështje të Sigurisë – Shtyhet mbledhja për javën tjetër - NACIONALE

Mospajtime në Komisionin për Çështje të Sigurisë – Shtyhet mbledhja për javën tjetër

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Strategjia e Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027, përplasi pozitën dhe opozitën në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjës.

Nga mospajtimet në mes përfaqësuesve të partive, u vendos që të shtohet edhe një javë kohë që të shqyrtohet në detaje ky draft.

Kryetari i Komisionit, që vjen nga rradhët e AAK-së, Bekë Berisha ishte i zëshëm që të ipet edhe një javë kohe, e të bashkëpunohet me opozitën.

Kjo do të shqyrtohet nga deputet dhe unë kam votuar si grup parlamentar por jo pa e shqyrtuar dhe pa i hequr dilemat për ata që e kanë bërë këtë strategji. Na e kemi për obligim jo komisioni i AKI-së. Kur nuk thirrin grupet punues çka me bo tani. Paska dyshime që është partiake dhe që nuk duhet me qenë. Më shumë pranoj me hi luftë me Serbi e jo një dokument që e keni bërë veç ju” ka thënë Bekë Berisha.

Edhe anëtari i këtij komisioni nga rradhët e LDK-së, Anton Çuni ishte i mendimit që kjo strategji të vije prapë në tavolinën e komisionit për javën tjetër.

Duhet konsultime të brendshme dhe kisha preferuar të kemi bashkëbisedim sepse marrim përgjigje për disa çështje që nuk janë të trajtuara. Po flasim për takimin e radhës. Të gjithë jemi të interesuar ta kemi një strategji dhe të jetë sa më funksionale” është shprehur Çuni

Z.Rashit Çalaj, nga rradhët e PDK-së gjithashtu ka thënë se ky dukument ka nevojë për kohë, dhe se i njejti duhet të ndryshohet.

"Edhe unë jam që të kemi edhe një javë shtesë. Kemi nevojë për sqarim dhe ka bukur mungesa se unë e kam lexuar 10 herë dokumentin. S’ka me shty se është partiake e dobët ky draft. Ky është dokument i rëndësishëm.” ka thënë Çalaj.