Mosmarrëveshje rreth një parkimi: Arrestohet për sulm një burrë në Gjilan
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan për veprën penale “sulm”.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari kishte tentuar ta sulmojë një person pas një mosmarrëveshje rreth një parkimi.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“SULM Gjilan 18.09.2024-15:30. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një parkimi, i dyshuari mashkull kosovar, kishte tentuar që ta sulmojë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.” – thuhet në raportin e Policisë.