Moscertifikimi i Listës Serbe nga KQZ, analisti: Na lodhën me propagandë të dobët - NACIONALE

Moscertifikimi i Listës Serbe nga KQZ, analisti: Na lodhën me propagandë të dobët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër VV-në për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja.

Ai ka bërë me dije se veprimi i VV-së është propagandë e lodhur.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se ky veprim është i dëmshëm për Kosovën.

“Na lodhën qita me propagandë të dobët. Allahile a mendojnë që ju beson najkush ma? Po mundohen me thanë "kqyri këta me Listën Serbe"... "vetëm na patriota, e këta janë tradhtarë". Çfarë budallakinash.. Po Nacionalizmi si paguan faturat në market, e as të rrymës. Me qenë vetëm pak patriot, se bllokon shtetin tënd me muaj! Këta po e trajtojnë qytetarin si kafshë sa i përket inteligjencës. Qysh nuk qëlluan të zgjuar për të mirë sa janë për injorancën e tyre që po na servojnë si ajo pllaka e prishur që përsëritet e vetëm bën zhurmë po nuk qet asnjë melodi e tingull të hajrit”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme