“Mos u bëj pjesë e propagandës”: Adnan Rrustemi i kapet edhe moderatorit, pasi e pyeti për bisedën e Kusari-Lilës me Radoiçiq
Një debat i ashpër është zhvilluar në televizionin Tëvë1.
Moderatori Kushtrim Kadriu e ka sfiduar deputetin e VV-së, Adnan Rrustemin, për bisedën e Kusari-Lilës me Radoiçiqin.
Megjithatë, pyetjet e moderatorit nuk i pëlqyen Rrustemit, i cili e akuzoi Kadriun se po bëhet pjesë e propagandës.
Moderatori sërish e sfidoi me fakte, duke vazhduar diskutimin në studio.
Debati:
Kushtrim Kadriu: Zonja Kusari e kishte pranuar se ka biseduar me Radoiçiqin? Kryeterroristin?
Adnan Rrustemi: Mos u bëj pjesë e propagandës.
Kushtrim Kadriu: Nuk të lejoj. A të sqarohemi ne. Tërhiqe fjalën, nuk mund të më thuash. Kjo është pyetje, edhe ajo e ka pranuar se ka biseduar.
Adnan Rrustemi: E ka pranuar që ka folur në zyrën e saj...Zonja Kusari e ka konfirmuar që në zyrën e saj, në bisedë me shefin e grupit të Listës Serbe, miratimit të ligjeve me interes vital, në mënyrë të paparalajmëruar, ia ka lëshuar në interfon.
Kushtrim Kadriu: Ka komunikuar apo jo?
Adnan Rrustemi: Nuk është komunikim. Është pjesë e fushatës për ta denigruar VV-në.