“Mos me na e lon omel”: Rama njofton për punimet në Rrugën A, thotë se qeveria e ka bërë një bllokadë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është ankuar për një bllokadë nga qeveria për Rrugën A dhe lidhjen me Veternikun.
Ai ka thënë se kjo gjë do të bëhet për herë të parë.
Rama ka folur edhe për një ‘’bllokadë të vogël” që ua ka krijuar qeveria.
‘‘Për herë të parë këtu kemi me pas lidhjen e Veternikut me rrugën . Po e shihni që gati e kemi lidh. Normal një bllokadë të vogël prej qeverisë si gjithmonë që mos me na e lon omel shumë, mirëpo edhe ajo do të zgjidhet. Punimet vazhdojnë, Prishtina s’ndalet”, ka thënë ai.
Video: KËTU