“Mos jep moral ti”, “Mos më bo nervoz”, “Ndalu tash” – Përplasje e ashpër në Komisionin për rezerva shtetërore - NACIONALE

“Mos jep moral ti”, “Mos më bo nervoz”, “Ndalu tash” – Përplasje e ashpër në Komisionin për rezerva shtetërore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përplasje të ashpër ka pasur sot gjatë konstitutimit të Komisionit për Rezerva Shtetërore.

Për herën e parë është shfaqur deputeti i VV-së, Halil Thaçi. Ai është përplasur me deputetene LDK-së,

“Ti Doarsë nuk je me dhanë moral politik këtu. Dihet çka ke bo me vullnetin e qytetarëve. Dëgjimi është virtyt nuk e ke, mos ndërhyj”, tha ai.

“Ti fole, a po ndalesh tash. Nuk mundesh me ndërhy. Rrugës ndryshoi qëndrimi dhe dolën te marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Kica-Xhelili.

U përfshi edhe deputetja e tjetër e LDK-së, Valentina Bunjaku.

“Pse po më bon nervoz, këqyre punën tanë. Pse po hyn në personale”, tha deputetja e LDK-së, raporton Nacionale.

Reagoi edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

“Nuk qëndron. Lëshoje deklaratën. Nuk është vullnet, por është koncesus që është arritur që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, e VV-ja të vijë në Komision”, tha deputeti Qalaj.

Lajme të ngjashme