“Mos e bëni këtë”: Ramush Haradinaj kërkon që pjesëtarët e UÇK-së të mos kalojnë nëpër Serbi - NACIONALE

“Mos e bëni këtë”: Ramush Haradinaj kërkon që pjesëtarët e UÇK-së të mos kalojnë nëpër Serbi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje që pjesëtarët e UÇK-së, të mos kalojnë nëpër Serbi.

Kjo thirrje vjen pas ndalimit të Arbnor Spahiut, ish-policit të Kosovës.

Postimi:

Pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, qoftë të liruar nga detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi.

Mos e bëni këtë!

Lajme të ngjashme