Mori pjesë në Masakrën e Izbicës, Muhamet Alidemaj dënohet me 15 vite burgim - NACIONALE

Mori pjesë në Masakrën e Izbicës, Muhamet Alidemaj dënohet me 15 vite burgim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vite burgim Muhamet Alidemajn, i cili akuzohet për pjesëmarrje në masakrën e Izbicës në vitin 1999.

Alidemaj është akuzuar për pjesëmarrje bashkë me forcat serbe në kryerjen e një prej masakrave më të mëdha në Kosovë gjatë lutës, raporton Betimi për Drejtësi.

Gjykatësi Vesel Ismaili, i cili e ka lexuar aktgjykimin, ka treguar se personit të dënuar do t`i llogarite edhe koha që e ka kalua në paraburgim.

Masakra në fshatin Izbicë të komunës së Skenderajt kishte ndodhur në mars të vitit 1999.

Në këtë masakër ishin vrarë dhe masakruar 130 shqiptarë.

Lajme të ngjashme