"Moment reflektimi, paqeje e dashurie", Abdixhiku uron besimtarët muslimanë për muajin e Ramazanit - NACIONALE

"Moment reflektimi, paqeje e dashurie", Abdixhiku uron besimtarët muslimanë për muajin e Ramazanit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku tha se Ramazani shënon fillimin e një muaj "sa të veçantë shpirtërisht, aq dhe sfidues fizikisht".

"Dita e nesërme për të gjithë besimtarët shënon fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Shënon dhe fillimin e një muaji sa të veçantë shpirtërisht, aq dhe sfidues fizikisht. Prandaj më lejoni që në emrin tim dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, t'iu uroj fillimin e këtij muaji të sakrificës, shpresës e solidaritetit me të tjerët." - shkroi ai ndër të tjera.

Lajme të ngjashme