Moment i sikletshëm: Gazetarët e pyesin disa herë se a i ka numrat, Kurti iu flet për një mbledhje
Për herë të tretë brenda pak ditësh kryeministri në largim, Albin Kurti iu ka ikur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me atë se sa i ka numrat e nevojshëm për ta formuar Qeverinë.
Pas përurimit të pikëkalimit të përbashkët “Hani i Elezit – Bllacë”, ai i është shmangur pyetjeve të vazhdueshme nga gazetarët për seancën e 15 prillit.
Ndonëse disa herë e pyetën se a i ka numrat, Kurti vendosi të flasë për një mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
“Mbledhja e dy qeverive ka qenë në nëntor, ju po e shihni sa shpejt e mirë është realizuar në prill, urime të gjithëve. Besoj që kjo mbledhje që kemi mbajtur në nëntor në Prishtinë, mes dy qeverive, ka qenë vendimtare me protokollin e zbatimit për një realizim konkret, praktik dhe të shpejtë” – ka thënë ai.
Më poshtë, pamjet: