Molliqaj: Vetëvendosja nuk ka interes që të vendosë drejtësi për Astrit Deharin - NACIONALE

Molliqaj: Vetëvendosja nuk ka interes që të vendosë drejtësi për Astrit Deharin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, gjatë intervistës në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka interes që të vendosë drejtësi për Astrit Deharin.

Ai tha se edhe Haradinaj kur ishte kryeministër ka bërë më shumë se pushteti aktual duke ftuar familjen Dehari dhe duke përkrahur çdo kërkesë që kanë pasur.

Më tej ai ka pohuar se numri i personave që duan të zbardhet rasti Dehari ka rënë duke thënë se ka një tëndenë për instrumentalizim të rastit.

"Ramush Haradinaj kryeministër ka qenë edhe e ka ftu familjen Dehari dhe e ka mbështetë kërkesën kudo që ata e kanë pasur. Unë besoj që Vetëvendosja nuk ka interes me vendosë drejtësi për Astrit Deharin. Gjithçka tjetër ka interes përveç me që vendos. Numri i njerëzve që kanë dëshirë për me pas drejtësi për Astrit Deharin, po flas njerëz që janë publikë, është zvogëluar. Ndoshta ka qenë më i madh por edhe ata që ishin goxha janë zvogëluar. Ka tendencë për instrumentalizim të rastit kujtdo që i konvenon, kurdo që i konvenon, veç shikojeni rastin Abazi në fund dhe e kuptoni. Kur kthehesh në fillim, akuzon që e kanë vra, tash i akuzon këta tjerët." - deklaroi Molliqaj.

Lajme të ngjashme