Molliqaj: Vendi ka nevojë për ndërhyrje radikale në të gjitha segmentet e shoqërisë - NACIONALE

Molliqaj: Vendi ka nevojë për ndërhyrje radikale në të gjitha segmentet e shoqërisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Socialdemokrate ka filluar sot ta prezantojë programin e vet politik, të cilit ia ka vendosur emrin "Bazë".

Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka thënë se ky program përmban politika afirmative dhe barazi gjinore.

Sipas tij, vendi ka nevojë për ndërhyrje radikale në të gjitha segmentet e shoqërisë për ta luftuar pabarazinë.

Kosova, për shumicën e qytetarëve të saj që kanë pak, është bërë vend jashtëzakonisht i vështirë për të jetuar. Shëndetësia publike është gërryer prej së brendshmi nga privatizimi i saj. Arsimi, prej atij të hershëm e deri tek ai universitar, është neglizhuar plotësisht nga çdo qeveri që s'e kishte atë në listën e vet të prioriteteve. Në të njëjtën kohë, punëtorët e Kosovës janë të dorëzuar tërësisht në duart e pamëshirshme të tregut të punës; ata s’kanë siguri në vendin e punës e as mbështetje nga qeveria. E familjet me asistencë sociale detyrimisht marrin pjesë në ciklin vicioz të varfërisë deri në pafundësi në mënyrë që të ndihmohen nga institucionet e shtetit”, ka shkruar Molliqaj në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme