Molliqaj: Po-ja e Asociacioni po i fshihet publikut, duhet të zbardhet menjëherë draft-statuti
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se “po-ja” e Asociacioni po i fshihet publikut.
Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk është lajm pranimi, dhe se duhet menjëherë të zbardhet draft-statuti i Asociacionit.
Postimi i plotë:
Po - ja e Asociacionit po i fshihet publikut.
Drafti i Asociacionit është dakorduar, plani i zbatimit po ashtu. Dokument s'ka. Ndërkohë, kushdo që flet është me Serbinë.
Nuk është më lajm pranimi. Na duhet menjëherë i zbardhur draft-statuti i Asociacionit. Spekulimet i ndalon dokumenti. Aty e kuptojmë çfarë pasoja i sjell Kosovës Asociacioni. Aty bëhet bilanci e vlerësohet strategjia. Çfarë fitoi Kosova nga marifetet me targa? Asociacioni qenka kurorëzim i çlirimit që lajmëtar pati Lulzim Hetemin. Si është e mundur që kemi edhe Asociacion edhe sanksione?! Publikojeni planin, fshehtësia është dyshim për përmbajtjen.
