Molliqaj për zhvillimet e fundit: Lavdia liderit (Kurtit), autonomia Serbisë
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në pjesën veriore.
Ai ka thënë se Kurti po tërhiqet, përderisa statuti i Asociacionit po pranohet.
Postimi:
Lavdia liderit, autonomia Serbisë.
Zhvillimet e fundit në veri janë episodi i targave nr. 2. Kurti po tërhiqet, sikur pati ndodhur më heret. Ndërkohë, stututi i Asociacionit po pranohet. Por, pas tërheqjes pak kush do të pyes për rezultatin, siç nuk pyet askush sot pse nuk u realizua “ligjshmëria e targave”.
Nëse prej këtij gjesti “çlirimtar” e “sovranist” përfundojmë te Asociacioni, këtu kemi një kontradiktë logjike. Pasoja logjike e kësaj ndërhyrjeje nuk është Asociacioni, por sovraniteti. Çështja është se kemi të bëjmë me një gjest.
Gjesti shpesh shenjon diçka, më shpesh shquan dikë. Por, ai është veç sjellje që nuk e lëvizë nga rruga procesin. Pasojë e gjestit është Kurti, kurse rezultat i procesit është Asociacioni që për çudi do ta nënshkruajë vetë Kurti. Por, të dashur miq, gjërat janë ndarë. Lavdia i mbetet liderit, kurse autonomia Kosovës.
Tash Kurti e ka një apologji për statutin - kinse provoi. Një pranim "heroik".