Molliqaj për Byronë: Qëllimi nuk është drejtësia por shantazhi - NACIONALE

Molliqaj për Byronë: Qëllimi nuk është drejtësia por shantazhi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Social Demokrate Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pa Justifikueshme, i cili u votua dje në kuvend.

Projektligji u votua në lexim të parë, e nga qeveria premtuan se do të përmirësohet në lexim të dytë.

Por, Molliqaj tërë këtë situatë e quan mashtrim, dhe thotë se ky ligj ka për synim shantazhin ndaj zyrtarëve publik.

“Të gjithë janë potencialisht hajna. Me përjashtim të kujt? Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme i ka në shenjë zyrtarët e shtetit. Por, këta zyrtarë kujt i kanë shërbyer? Nëse nga një kontratë apo punë tjetër e paligjshme zyrtari i shtetit ka përfituar dhjetëra mijë euro, pronari i biznesit nga e njejta fiton miliona. Sepse secila mito dhe secili favor biznesit i ka shkuar. Zyrtarët janë në shënjestër, sepse qëllimi nuk është drejtësia, por shantazhi dhe mirëmbajtja e diskursit “qe 20 vjet”. Thuhet ndër të tjera në statusin e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Molliqajt: