Molliqaj pas marshit: Gjurma e UÇK-së shkeli sot sheshin - NACIONALE

Molliqaj pas marshit: Gjurma e UÇK-së shkeli sot sheshin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, pas marshit të sotëm për drejtësi për krerët e UÇK-së, ka shkruar se pjesëmarrja e sotme është edhe reagim ndaj frymës anti-UÇK në qeveri.

Molliqaj në rrjete sociale ka thënë se përpjekja për çlirim mbetet nevojë e kohës, por nën kushte të reja.

POSTIMI:

Gjurma e UÇK-së shkeli sot Sheshin

Ajo çka sot pamë në Sheshin e Kryeqytetit është gjurmë nga përpjekja çlirimtare e organizuar në ushtri e që arriti fitoren, përkundër gjasës. Fuqia dhe e vërteta që ngërthen UÇK-ja na organizuan edhe sot, kundër gjykimit politik që po i bëhet drejtuesve të saj.

Një rëndësi shtesë që ka protesta aq e madhe sot është që po ndodhë përkundër frymës anti-UÇK e instaluar në këtë qeveri.

Përpjekja për çlirim mbetet nevojë e kohës, nën kushte të reja.

Lajme të ngjashme